
Drejtori sportiv i Vllaznisë, Tefik Osmani ishte i ftuar në emisionin sportiv “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ekranin e Star Plus. Ai tha se mentaliteti i Vllaznisë ka filluar të ndryshojë, ndërsa Osmani analizoi edhe ecurinë e kuqebluve, merkaton e tyre dhe atë që pritet në vazhdimësi nga skuadra.
Pjesë e panelit të emisionit “Star Sport”, që transmetohet çdo të hënë në ora 21:00, ishin edhe Haris Lika, Qashif Hoxha, Apollon Haxhi dhe gazetari sportiv Admir Uruçi.