Drejtori i repartit zjarrëfikës në Shkodër, Agron Dibra ka ngritur alarmin sa i takon vonesave të efektivëve në rastet e zjarrit në banesa. Sipas tij parkimet e gabuara, kryesisht në rrugët e ngushta bën që ndërhyrja për fikjen e zjarrit të bëhet me vonesë, por edhe në rastet më të rënda të kenë të pamundur ndërhyrjen.

Sipas drejtorit Dibra ka ardhur koha që qytetarët të ndërgjegjësohen në lidhje me këtë problematikë.

Ai ka një apel për Policinë Rrugore, që të mos lejojë parkimet në rrugët e ngushta.

Ky problem është i përsëritur prej vietsh në Shkodër, duke u bërë një nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballen efektivët zjarrëfikës në operacionet e shpëtimit