Drejtori i Ujësjellës Kanalizime Mark Molla është përgjigjur pas videos të shfaqur në emisionin investigative Fiks Fare ku pretendohet se punonjësit e ujësjellësit janë përdorur për të bërë disa punime në qendrën e kujdesit për klientin

në një kohë që aty tenderin për punimet në vlerën 30 milion lekë të vjetër e ka fituar firma “Exalco Al”. Drejtori Molla tregon arsyen e pranisë së punonjësve të ujësjellësit tek qendra e kujdesit për klientin. Drejtori Molla mohon se punonjësit e ujesjellësit janë shfrytëzuar për llogari të firmës “Exalco Al”. Në videon e transmetuar “Fiks Fare” e cilësoi si një skandal me tenderin e ujësjellësit të Shkodrës ndërsa drejtori Mark Molla hedh poshtë këto pretendime.

Artikulli paraprakLOTARIA AMERIKANE 2018, KA NJË SHANS TË DYTË PËR ATA QË NUK FITUAN
Artikulli tjetërNDËRHYRJE NË UJËSJELLËSIN QË FURNIZON VELIPOJËN