Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit regjistrimi i nxënësve të klasave të parë nuk është bërë në shkollë por online përmes portalit e-albania. Ashtu si në të gjithë Shqipërin edhe në qytetin e Shkodrës regjistrimi përmes portalit ka shfaqur probleme.

Drejtori rajonal i arsimit për veriun, Bardhok Pulaj thotë se aplikimi për regjistrimin e fëmijëve nëpër shkolla përmes portalit e-albania duhet të merret si një mundësi dhe jo si një problem.

Ky regjistrim është bërë në këtë mënyrë për t’i dhënë mundësi fëmijëve të shkollohen atje ku kanë vendbanimin e tyre thekson drejtori Pulaj.

Në lidhje me problemet e shfaqura deri më tani për shkak të regjistrimit përmes portalit drejtori Pulaj shpreht se do të zgjidhen.

Sipas vendimit data 30 qershor është afati i fundit i regjistrimit të fëmijëve në portalin e-albania ndërkohë që deri më tani numri i fëmijëve të regjistruar është i ulët.