“Nikolin Dedvukaj është pezulluar si drejtor i Autoritetit Rrugor të Veriut sepse është konstatuar se ka shkelje të rënda proceduriale gjatë proceseve për tenderime”. Për herë të parë që pas pezullimit, është drejtori i ri i komanduar Spartak Tarka ai i cili flet mbi çështjen e drejtorit të mëparshëm Dedvukaj.

Drejtori i ri Tarka shtoi se arsyeja e pezullimit të Dedvukaj ka ardhur pasi pretendohet se nuk ka zbatuar urdhrat e drejtorit të përgjithshëm duke mospranuar gjatë në komision gjatë tenderimeve 3 përfaqësuesit që duhet të jenë nga Tirana. Duke folur edhe për amortizimin në disa pjesë të urës së Bahçallekut thotë se në kuadër të investimeve për përmirësimin e sinjalistikës në disa akse rrugore brenda 2-3 muajve do të ndërhyhet edhe aty për ta zgjidhur atë problem.Spartak Tarka është edhe drejtor i Standarteve në drejtorinë e përgjithshme në Tiranë dhe sapo të vendoset se kush do vijojë drejtimin e Autoritetit Rrugor të Veriut, Tarka do largohet për të vijuar punën e tij në kryeqytet.

Artikulli paraprakPALËT BIEN DAKORT PËR LIGJIN PËR DEKRIMINALIZIMIN
Artikulli tjetërGUÇE: LUFTA NDAJ INFORMALITETIT, NUK KA DËMTUAR BIZNESET