Qyteti I Shkodrës gjatë verës që po lëmë pas është frekuentuar jo vetëm nga turistët e huaj, por edhe ato vendas të cilët kanë zgjedhur që pushimet e tyre t’I kalojnë brenda territorit të Shqipërisë. Drejtori I Turizmit në bashkinë Shkodër, Gentian Mema bën të ditur se frekuentimi ka qenë I kënaqshëm.

Një nga format për promovimin e turizmit ka qenë edhe përmes rrjeteve sociale të bashkisë Shkodër, një risi të cilën drejtori I turizmit e vlerëson si të suksesshëm.

Turizmi kulturor këtë vit ka njohur një tkurrje të numrit të turistëve të cilët kanë zgjedhur t’I vizitojnë. Por, pritet mbyllja zyrtare e sezonit për të krahasuar shifrat e këtij viti, me ato përpara fillimit të pandemisë.