Klubi Vllaznia përmes drejtorit Eugent Zeka ka reaguar në lidhje me atë çfarë është publikuar për mbrojtësin belg Landry Muleno i cili vijon të jetë në provë.

Një e përditshme sipas klubit Vllaznia pretendon se ka një marrëveshje që nëse Muleo nuk firmos me kuqeblutë atëherë klubi i detyrohet të paguaj për pjesën që ka qëndruar tek skuadra shkodrane. Ky pretendim është hedhur poshtë nga drejtori Eugent Zeka. Përmes një komunikate për shtyp Zeka thotë se Vllaznia nuk ka asnjë detyrim financiar në rast mbrojtësi Muleno nuk firmos me Vllazninë.

“Duke ju referuar pavertësisë dhe dashakeqësisë së disa artikujve gjatë kësaj jave, në lidhje me lojtarin e afruar pranë Vllaznise, jo vetëm në shenjë falenderimi, por edhe në respekt të nënshtetësisë, ngjyrës dhe profesionalitetit të lojtarit Landry Muleno, njoftoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që lojtari ndër fjalë ka afruar gadishmërinë dhe aftësitë e tij profesionale pranë Vllaznisë, me qëllimin vetëm për të ndihmuar skuadrën tonë dhe me kondicionet pa dëmtuar apo rënduar aspak ekonomikisht arkat e klubit tonë, si tani ashtu edhe në vazhdim.

Gjithashtu, informoj që lojtari Landry Muleno edhe ka udhëtuar me shpenzimet e veta dhe nuk ekziston asnjë marrëveshje kontraktuale me atë që t’i paguhen të ardhura ekonomike, si për periudhën e testimeve të akorduar ashtu edhe pas asaj, në çdo rast. Për më shumë, pas periudhës së testimeve pranë skuadrës, do të jemi ne punonjësit e klubit, që mbulojmë aspektin teknik dhe sportiv, ato që do të marrim vendim për mundësinë e bashkëpunimit apo jo me lojtarin për periudhën e sezonit futbollistik të mbetur. Së fundi, nga ana personale informoj publikun sportiv dhe dashamirësit e së vërtetës që e vetmja rrugë që  kam për të luftuar, dashakeqësinë dhe gënjeshtrën është vetëm distancimi nga ato tipare dhe përpjekja ime gjithmonë për zhvilluar tek unë kualitetet e kundërta të tyre”.

Artikulli paraprakM.MADHE, MBËRRIN UDHËZIMI PËR MATURËN
Artikulli tjetërKUPA, KUALIFIKOHEN EKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA