Fermerët e qarkut të Shkodrës aktualisht përballën me shumë vështirësi të cilat i pohon edhe vetë drejtoria rajonale e bujqësisë.

Specialistja Mynire Mandija thotë se një problem është numri i ulët aplikuesve në skemat mbështetëse si shkak i mungesës së çertefikatës së tokës.

MANDIJA: SHUMË PRODUKTE KANË MBETUR STOK TEK FERMERËT

Shqetësim mbeten disa tregje që nuk funksionojnë apo mungesa e kushteve në tregjet e qytetit të Shkodrës. Specialistja Mandija pohon edhe faktin e mbetjes stok të shumë produkteve si shkak i mungesës së tregut dhe fuqisë blerëse.

Vështirësitë që kanë fermerët e qarkut të Shkodrës ndikojnë drejtpërdrejtë në ekonominë e këtij rajoni duke qenë se pjesa më e madhe përbëhet nga zonat rurale ku fokusi kryesor i jetesës është bujqësia.