Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron se do të ketë përkeqësim të motit deri më 23 janar.

Sipas DPD, moti i përkeqësuar do të shtrihet deri në gjithë bregdetin tonë, teksa kërkon të merren të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e mjeteve në port.

Po ashtu kërkohet rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

NJOFTIMI NGA DPD

🔴 Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!

Duke filluar nga mesnata e ditës së sotme deri në mesnatën e datës 23 Janar,moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 30 milje/orë dhe lartësia e dallgës deri në 3 m 🌊.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Artikulli paraprakHOMAZHE NË BULEVARD, RAMA VENDOS KARAFILA TË KUQ NË VENDET KU U VRANË 4 PROTESTUESIT MË ’21 JANAR’
Artikulli tjetërIGJEUM: PRITEN RESHJE INTENSIVE DHE RRITJE E PRURJEVE NE LUMENJTE DRIN DHE BUNA