Njoftim për Shtyp – Policia Shkodër 

Shkodër më 25.02.2016
 Kapet një person në kërkim për “Dëmtime të tjera me dashje” ~ Efektivat në Drejtorinë e Policisë Shkodër mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative si dhe në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Shkodrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: • Sokol Ndoj 44 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë sepse: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendim numër 53, datë 15.02.2016, e ka dënuar me 4 (katër) muaj burg për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHERR ME THIKA, VDES AZILKËRKUESI SHQIPTAR NË GJERMANI
Artikulli tjetër“EUROPA LEAGUE”, JA SKUADRAT E KUALIFIKUARA