Qyteti I Shkodrës vijon të mbetet ndër më të vizituarit në të gjithë vendin përgjatë sezonit veror. Drejtorja e turizmit në bashkinë Shkodër, Jorida Dushi thotë se turistët e organizuar në grupe kryesisht vizitojnë qendrën e qytetit, ndërsa grupet individuale preferojnë zonën e Alpeve të Shqipërisë.

Drejtorja Dushi shton se nëse trendi I turistëve mbetet I njejtë, atëherë këtë verë do të kemi më shumë turistë se në 2019en.

Parku Natyror I Thethit është një nga më të vizituarit gjatë kësaj periudhe, ku turistët vendas dhe të huaj zgjedhin të kalojnë pushime apo të bëjnë ekspedita në shtigje të ndryshme.