Ndërmarrja e studentëve ose siç njihet ndryshe konvikti i universitetit të Shkodrës nuk është më i preferuar për ata studentë që vijnë nga qytetet e tjera. Drejtorja Arjana Vishnja shprehet se edhe pse kapaciteti është 900 vende vetëm pak ditë përpara nisjes së sezonit akademik janë regjistruar vetëm 50 persona.

Prej vitesh thotë Vishnja në konvikt nuk ka patur investime por kostoja për një student që të qëndrojë aty nuk është më shumë se një euro.Për shkak të numrit shumë të vogël të studentëve që regjistrohen, drejtorja e konviktit shprehet se rrezikohet edhe shkurtimi i punonjësve.Kjo rënie e studentëve që braktisin konviktin ka ardhur ndër vite dhe arsyeja kryesore janë shtëpitë me qera që lëshohen duke qenë më të preferuara.

Artikulli paraprakFUSHË ARRËZ, 300 PUNONJËS NË PROTESTË
Artikulli tjetërTHUAJ JO AZILIT, MBËRRIN EDHE NË KOPLIK