
Lidershipi akademik: ndryshim, komunikim dhe vlera, ishte tema e trajnimit të zhvilluar në Shëngjin me stafin drejtues të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.Për dy ditë me radhë, rektori, dekanët dhe pedagogët bashkëbiseduan dhe u njohën me këto tema mjaft të rëndësishme për punën e tyre akademike.Trajnime të tilla janë shumë të rëndësishme dhe vijnë si risi për herë të parë për universitetet publike, thotë Drejtuesja e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Bresesena Kopliku.
Zhvillimi i aktiviteteve të tilla jashtë dyerve të universitetit shihet si një mundësi për të pasur një shtrirje më të gjerë të këtij institucioni arsimor, me qëllim thithjen e sa më shumë studentëve.






