
Drejtuesit vendor dhe politik në Shkodër zhvilluan vizitat e rastit tek xhamia “Ebu Beker” me rastin e festës së Kurban Bajramit teksa u pritën nga përgjegjësi i Myftinisë Shkodër Arben Halluni. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni dhe deputetja e PS Edona Bilali uruan festën e shenjtë.
Ndërkohë urimet për Kurban Bajramin i përcollën edhe drejtues të opozitës në Shkodër.


