Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë Vau Dejës Klomentina Drini u bë pjesë e Forumit Publik të organizuar nga rrjeti POP, “Përballja e Ofertave Politike”. Teksa u njoh me prioritetet, Drini tha se është e gatshme për të punuar bashkë me qytetaret në realizimin e tyre.

Drini u shpreh e bindur se nën drejtimin e saj do të punohet për demokracinë sociale, kopshte dhe çerdhe, infrastrukturë, ujë të pijshëm dhe kanalizime. Ndërkohë që qendra e gruas “Hapat e Lehtë” do të jetë në monitorim të vazhdueshëm për mbajtjen e këtyre premtimeve të dhënë nga Drini.

Në fund u firmos edhe kontrata sociale për mbajtjen e premtimeve në realizimin e nevojave të shprehura nga vetë banorët e Vau Dejësit.