Kandidatja partisë Demokratike në Vau Dejës Klomentina Drini vijoi turin e takimeve me qytetarët në zonën e Komanit. Komani është një zonat më të rëndësishme në veri të vendit sa i takon prodhimit të energjisë elektrike por dhe turizmit por asnjë investim nuk është bërë për të zhvilluar këtë zonë .

Mijëra turistë kalojnë çdo vit përmes rrugës shumë të armotizuar që u premtua se do te investohej por rezultoi gënjeshtra e rradhës .

Largimi i të rinjve është një brengë shumë e madhe në këtë zonë .

Klomentina Drini kërkoi mbështetjen e banorëve që pas 14 majit së bashku të kërkojnë investime për rrugën , e cila do i jepte frymarrje të gjithë zonës .

Banorët premtuan mbështetje për kandidaten Klomentina Drini si alternativa e vetme e Demokratëve për bashkinë Vau Dejës.