Kandidatja e Partisë Demokratike Klomentina Drini vijoi turin e takimeve me qytetarët derë më derë ku ndalesa e radhës ishin lagjja “Kinoklub”, lagjja “Pallateve” dhe lagjja “Kapedani” në Vau Dejës. Infrastruktura , ekonomia dhe mungesa e investimeve ishin problemet kyesore të banorëve.
Klomentina Drini premtoi që pas 14 majit bashkia do të jetë e hapur për të gjithë banorët dhe ata do të jenë pjesë e vendimarrjes.
Banorët premtuan mbështetje për Kandidaten e Partisë Demokratike Klomentina Drini për ndryshimin e dëshiruar për Vau Dejësin.