Bashkia Shkodër pas disa ndryshimeve në administratën e saj dhe stafin drejtues, gradualisht po merr formën e plotë.

Ditët e fundit burime pranë bashkisë bëjnë me dije se është vendosur se cili do të jetë nënkryetari i ri i kësaj bashkie. Sipas burimeve këtë post do ta marrë Dritan Meta, aktualisht kryetar i grupseksionit 2 i zgjedhur në fillim korrikun e vitit 2014 kur partia demokratike zhvilloi zgjedhjet brenda llojit. Ky është vendimi më i fundit i kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila do të emërojë si nënkryetar të asaj bashkie Dritan Metën. Ky i fundit ka një karrierë të gjatë në partinë demokratike të Shkodrës. Fillimisht ka qenë një prej organizatorëve kryesore në fushatën elektorale të vitit 2007 të Lorenc Lukës i cili mori në atë vit mandatin e parë si kryetar i bashkisë Shkodër. Meta mbante rolin e zëdhënësit në fushatën e zgjedhjeve vendore të 2007-ës por edhe pjesë të organizimit. Më pas ka vijuar të jetë pjesë aktive e PD-së së Shkodrës duke qenë edhe në kryesinë e partisë demokratike të Shkodrës për të ardhur në korrikun e 2014-ës kur u zgjodh kryetar i grupseksionit numër duke fituar 30-3 ndaj rivalit të tij. Nga ana tjetër ende nuk është shumë e qartë nëse Ahmet Omi, nënkryetari aktual i bashkisë nëse do të vijojë në atë pozicion apo do të transferohet diku tjetër. Po ashtu prej kohësh në pritje është edhe partia republikane dhe konkretisht dega e Shkodrës . Republikanët para pak kohësh zhvilluan edhe një takim mes tyre nga ku u tha se do t’i kërkohej bashkive që PD ka që të përfaqësohen ashtu siç parashikon marrëveshja që kanë. Kështu një prej republikanëve të Shkodrës pritet të emërohet në postin e nënkryetarit të bashkisë Shkodër duke e bërë me dy të tillë apo ndonjë pozicion tjetër të lartë.