Në kuadër të sezonit turistik drejtoria rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër, ka marrë një sërë masash për të mirëpritur të gjithë turistët.

Këtë e konfirmon drejtoresha e ketij institucioni Majlinda Laçaj, e cila shprehet se projektet restauruese, mirembajtja, permiresimi i sherbimit janë fokusi kryesor I punës se tyre.

Ministria e Kultures në projektin e restaurimit do të përfshijë jo vetëm kalanë rozafa por dhe vendvarrimin e skenderbeut si dhe banesat-muze, si ajo e Oso Kukes.

Ndërkohë Laçaj shprehet se këtë vit na prêt një sezon I mirë turistik kjo duke iu referuar numrit të turistave që në muajt e parë të vitit arrin në shifrën 14.805 vizitore.

Ndërkohë një ndihmesë të madhe ka dhënë edhe biletaria elektronike e cila identifikon mjaft mirë të ardhurat që gjenerohen pranë pikave turistike

 

Artikulli paraprak“INTERREG ADRION”, PROJEKTI MBI TURIZMIN
Artikulli tjetërKIR, SHKOLLA KTHEHET NË STALLË PËR BAGËTI