Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë në dorë luftën ndaj drogës, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, duke rritur prezencën dhe rolin e tyre, me ekspertë të gjitha fushave me trajnime dhe mbështeje teknologjike.

Kjo inisiativë vjen në kuadër të marrëveshjes së firmosuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Ambasadorit Donald lu, në kuadër të zhvillimit të sektorit të drejtësisë penale dhe shtimit të fondit prej 3 milion dollarë për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi, veçanërisht ligjit të vettingut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë rritur prezencën dhe rolin e tyre në Shqipëri, me ekspertë të gjitha fushave, me trajnime dhe paisje sa i takon luftës kundër dorgës, krimit dhe korrupsionit.

Kjo parashikohet në marrëveshjen e fundit mes Qeverisë shqiptare dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e dërguar në Kuvend për ratifikim dhe që mban firmën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ambasadorit Donald Lu, ndërsa parashikon dhe monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi, veçanërisht të kontrollit gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndryshimi i marrëveshjes së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen në kuadër të zhvillimit të sektorit të drejtësisë penale dhe shtimit të fondit prej 3 milion dollare për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kushtëzojnë fondin me progresin në reformat e gjyqësorit.