6 persona, mes tyre dhe shqiptari Petrit Kastrari janë dënuar me 92 vite burg gjithsej, për trafikimin e sasive të mëdha droge nga Holanda në Britani, me ambulanca të rreme.

Gjykata e Birminganit, e cila ka dhënë dhe vendimin, e ka konsideruar “sasi kolosale” drogën e transportuar. Sipas hetimeve, në 45 rrugë të bëra, grupi ka transportuar heroinë, kokainë dhe ekstazi, me vlerë rreth 1.6 miliardë paundëve. Skema ishte e denjë për një skenar filmi. Trafikantët përdornin dokumenta false, por kishin në ambulanca pajisje të vërteta mjekësore dhe uniforma. Sipas autoriteteve britanike, ato hiqeshin si staf mjekësor dhe “transpotonin” nga Holanda turistë të sëmurë. Në Qershor të vitin 2015, Agjencia Kombëtare e Krimeve vendosi të ndjekë një prej ambulancave dhe kështu u bë e mundur zbulimim i skemës, ku njëri prej “pacientëve” ishte edhe me paterica të rreme. Oficerët gjetën në ambulancë rreth 193 kilogramë kokainë, 74 kilogramë heroinë, 2 kilogramë MDMA kristal dhe 20.000 tableta ekstazi, e cila në treg do të kishte vlerën 38 milionë paundëve.Grupi u përball me akuzat për trafikim të drogë të cilësisë së parë, duke marrë dënime nga 11 deri 20 vite burg. Për shqiptarin Petrit Kastrari, gjykata britanike vendosi 17 heqje lire.