
Droga në kamion me kastraveca, nga Durrësi do të ikte në Itali
Plot 705 kg drogë është fshehur mes ngarkesës me kastraveca në kamionin me destinacion Italinë. Kamioni u ndalua në portin e Durrësit mbrëmjen e 6 qershorit 2017. “Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin kamion tip Daf, me drejtues një shtetas maqedonas, pas dyshimeve nga Specialistët se në brendësi të tij kishte lëndë narkotike, për verifikim më të hollësishëm u kontrollua në Skaner” Në përfundim u konkludua një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva” informoi policia e shtetit. Droga e fshehur në arka dhe u konstatua gjatë kontrollit në vijën e dytë. “Kamioni ishte i ngarkuar me kuti të mbushura me kastraveca dhe në mes të kastravecave kishte qese të mbushura me lëndë narkotike.” informon policia e Durresit Eshte ndaluar dhe shoferi i kamionit, shtetas maqedonas. Pas peshimit rezultoi se droga e e sekuestruar ishte me peshë 705 kg. Droga do të trafikohej drejt Italisë përmes tragetit të Barit. Po punohet për zbardhjen e destinacionit dhe zbulimit të organizatorëve të këtij trafiku. Porti i Durrësit edhe më parë është përdorur si rrugë trafiku të kanabisit drejt Italisë, gjë që është bërë shkak edhe për shkarkime masive në radhët e policisë së portit.






