Droga nga Shqipëria në Greqi, shkatërrohet banda ndërkombëtare

25 persona janë arrestuar ditën e djeshme nga policia greke ën Athinë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një rrejti ndërkombëtar të narkotrafikut. Arrestimi i këtyre personave u bë në Athinë dhe Prevezë. Sipas mediave greke, grupi përbëhej nga shqiptarë dh grekë të cilët në bashkë[punim me njëri-tjetrin transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Ndërkohë që policia gjatë arrestimit të këtyre personave ka sekuestruar dhe disa skafe e automjete, me të cilat bëhej transporti i drogës. U zbulua gjithashtu edhe një plantacion i mbjellë me kanabis në zonën e Spartës. Gjithashtu pjesë e këtij grupi narkotrafikantësh ishte dhe një polic, i cii u zbulua nga përgjimet telefonike. Identitetet e të arrestuarve ende nuk janë bërë publike për arsye hetimore.

Artikulli paraprakTURISTI GJERMAN AKSIDENTOHET NË LLOGARA
Artikulli tjetërDIGJET NJË MAKINË,NUK DIHEN SHKAQET