Dy persona të lidhur me futbollin e Milanos janë midis të arrestuarve nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Luca Lucci është kapoja i tifozerisë ultra të Milanit në zonën jugore të stadiumit Meazza, ndërsa Massimo Mandelli është përgjegjësi i stjuardëve të Interit në stadium.

Lucci, 37 vjeç, përdorte selinë e shoqatës “Il Clan” si bazë për trafikun. Një vend që zakonisht shërbente për grumbullimin e tifozëve kuqezinj e që ishte shndërruar në destinacion ngarkesash të mëdha droge.

Policia arriti të interceptonte një kamion TIR brenda të cilin ishin 250 kile hashash e marijuanë e ardhur nga Shqipëria.

Edhe kundërshtari i tij sportiv, Massimo Mandelli, një ndër përgjegjësit e stjuardëve vullnetarë të Interit, ishte i lidhur me kanalin shqiptar prej nga furnizohej Lucci.

Mandelli furnizohej si nga shqiptarët, ashtu edhe nga kalabrezët, të cilët nuk kishin lidhje midis tyre.

Artikulli paraprakVAJZA SHQIPTARE BLEN NJË THIKË ONLINE, ZVICRA NDËSHKON BABANË
Artikulli tjetërGRABITEN ZYRAT E NJË FIRME NË DURRËS