Trafiku me Greqine nepermjet kufirit tokësor nuk ka të ndalur. Edhe pse shpesh herë ka patur goditje të policisë si andej edhe këndej kufirit.

Një i ri shqiptar, me moshë 17 vjeç është arrestuar nga policia greke, në vendin e quajtur Ktismata në zonën e Kakavijës dhe pranë kufirit të gjelbër.

Sipas komunikatës së policisë, ai u diktua ndërsa po i printe një grupi njerëzish që po ecnin në këmbë dhe mbartnin çanta udhëtimi.

17 vjeçari u ndalua dhe u arrestua, ndërsa të tjerët braktisën çantat dhe u larguan me shpejtësi drejt territorit shqiptar.

Policia sekuestroi 94 paketa që përmbanin 164,6 kg kanabis, si dhe 158 fishekë automatiku kallashnikov.

Departamenti i sigurisë së komisariatit të Janinës po vazhdon hetimet për identifikimin edhe të bashkëpunëtorëve, ndërsa 17 vjeçari do të dërgohet në prokurori.