Nën akuzën e mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike policia italiane ka arrestuar 3 shtetas, 1 italian dhe dy shqiptarë.

Ata vepronin si një grup në aktivitetin kriminal. Pasi shikuan veprimet e tyre të dyshimta policia i bëri kontroll në shtëpitë e tyre, raportojnë mediat italiane.

Ky aksion përfundoi me zbulimin e një sasi droge të llojit hashash, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan edhe një sasi monetare prej 4100 eurosh.

Edhe pse nuk bëhen publik emrat e tyre, mediat vendase raportojnë se shqiptarët janë të moshave 23 dhe 24 vjeç, ndërsa italiani rreth të tridhjetave.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakAUDIOPËRGJIM I RI PËR “BABALEN”, ZBARDHET BISEDA MES DREJTORIT TË POLICISË FIER DHE FREDI ALIZOTIT
Artikulli tjetërKAMBISTIT I GRABISIN 20 MIJË EURO TEK UNAZA E RE