Drogë dhe prostitucion, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare, arrestohet shefi

Klientët vinin me tren nga Milano për të takuar shpërndarësit shqiptar të drogës. Por, ‘muzika’ përfundoi: 5 persona janë arrestuar, 10 nën hetim në gjendje të lirën (8 shqiptarë, një slloven dhe një rumune), 2 kg drogë holandeze e sekuestruar, dhe një organizatë shqiptare e shkatërruar, që kishte ngritur një treg të lulëzuar të trafikimit të kokainës mes Busto Arsizio, Castellanza e Legnano-s në Italinë fqinjë. Ky është rezultati i operacionit të karabinierëve që këtë mëngjes arritën të arrestonin 4 shqiptarë, të gjithë korrierë droge në shërbim të organizatorit kryesor, Endri Colai, 28 vjeç, i arrestuar një muaj më parë. Sipas prokurorisë, nga shkurti deri në gusht 2015, shpërndarësit e drogës shisnin deri në 2 kg drogë në muaj. Shefi ishte Colia, një 28-vjeçar shqiptar i arrestuar muajin e shkuar në flagrancë nga policia e Pavias. Ai akuzohet edhe për favorizim prostitucioni. 28-vjeçari shfrytëzonte një grua për prostitucion në Milano.

Artikulli paraprakSHQIPTARI KAPET ME 1 MILION EURO KOKAINË
Artikulli tjetërVRITET XHIHADISTI QË IDEOI SULMIN NDAJ AMBASADËS AMERIKANE NË TIRANË MË 1998