Dy të rinj janë vënë në pranga pasi janë kapur me kokainë në ish-pallatin e Kongreseve. Ngjarja në fakt nuk ka ndodhur në Shqipërisë, por në Torino, Itali. Dy shqiptarët janë denoncuar nga policia për trafik droge.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti kokainë, jo në sasi të madhe, por mjaftueshëm për të bërë denoncimin. Dy shqiptarët, të moshës 25 e 30 vjeç, banonin në të zezë në një nga apartamentet e ish-qendrës së Kongreseve në ‘La Serra’, Torino, e shndërruar në qendër banimi vite më parë dhe prej kohësh, në qendër të polemikave për degradimit që e ka përfshirë.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve, rrezikon të denoncohet edhe pronari i apartamentit ku jetonin ata.