Policia ka mundur të sekuestrojë në një makinë tip opel një sasi droge prej 77 kg e ndarë në 27 pako. Është arrestuar drejtuesi mjetit Renato Agalliu 51 vjeç banues në Fier.

Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të një hetimi për goditjen e rasteve të prodhim shitjes se lëndëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e djeshme në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier, kanë konstatuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ”Opel”, i cili drejtohej nga shtetasi R. A. Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg.

Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit : R. A, 51 vjeç, banues në Fier. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel.

Artikulli paraprakKANABIS NGA QAFË-THANA, PRANGA 20-VJEÇARIT, NË KËRKIM EDHE NJË MAQEDONAS
Artikulli tjetërSHOFERI I KAMIONIT 2000 LEKË RYSHFET POLICIT SE S’KISHTE PATENTË, ARRESTOHET