Drogë në Qafë Thanë, arrestohet drejtuesi maqedonas

Policia Kufitare në Qafë Thanë ka sekuestruar një sasi droge të fshehur në paleta druri, të cilat transportoheshin me kamion nga një shtetas maqedonas. Sipas njoftimit të policisë, mjeti i tipit “Volvo” me targa të Ohrit, që drejtohej nga shtetasi Nikola Damçeski, 40-vjeçar nga Maqedonia, transportonte paletat në rimorkion e trailerit. Ky mjet iu nënshtrua kontrollit me skaner në vijën e dytë, pas dyshimeve se transportonte drogë. Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo palete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si cannabis sativa. Ekspertët e policisë po vijojnë punën për nxjerrjen e të gjitha kutive plastike dhe peshimin e sasisë së drogës që fshihet aty. Shoferi maqedonas është arrestuar në flagrancë.

Artikulli paraprakARRESTOHET SHQIPTARI QË FURNIZONTE ME KOKAINË E KANABIS SELANIKUN
Artikulli tjetërFORCAT IRAKIANE NISIN OFENSIVË TË RE NË MOSUL