Dy vëllezër shqiptarë dhe e dashura e njërit prej tyre u arrestuan nga policia italiane në Forli. Shqiptarët të moshës 28 dhe 24 vjeç u vunë në pranga pas lajmeve për praninë e transportuesve të drogës që vinin nga Castel Bolognese dhe që furnizonin punëtorët e rinj në qendër të Forlit, raportojne mediat italiane.

Gjatë shërbimit të vëzhgimit, policia arrestoi vëllezërit shqiptar me 3 grama marijuanë.

Pasi u bllokuan, hetuesit vazhduan kërkimin e shtëpisë së tyre, ku në krevat u gjet një valixhe me 2.7 kg marijuanë, një peshore elektronike dhe materiale për paketimin.

Treshja u arrestua dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor.

Pas vleshmërisë së masës së arrestit, vajza rumune u la e lirë, ndërsa vëllezërit shqiptarët u vendosën nën arrest shtëpiak në pritje të vendimit përfundimtar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKLUBI ZVICERIAN PËRJASHTON ARLIND AJETIN DHE DY LOJTARË SHQIPTARË
Artikulli tjetërRIKTHEHET NË SKENË YLLKA MUJO NË ROLIN E MBRETËRESHËS HERODIA