Një mal i vërtetë me drogë u kap afër kufirit zviceran me vlerë rreth 5 milionë franga, shkruan ‘Blick’. Një kampion me regjistrim spanjoll ishte nisur drejt Zvicrës, por është ndalur në kufi nga policia italiane.

Lënda narkotike vinte nga Spanja dhe kishte destinacion tregun italian dhe atë zviceran, përcjell albinfo.ch. Brenda kamionit janë gjetur 100 kg marijuanë dhe hashash, me vlerë prej 1.2 milionë franga! Kjo nuk ishte e tëra, pasi në një letër të bukur Krishtlindjesh zyrtarët kanë gjetur 100 mijë euro. Megjithatë, kjo ndalesë nuk ishte e rastësishme, pasi hetuesit zviceranë dhe italianë të drogës, prej dy vjetësh janë duke ndjekur një bandë. Në të njëjtën kohë, hetuesit italianë të drogës në Varese kanë zbuluar një furgon të bardhë, që ishte gati për udhëtimin në Ticino. Në përgjithësi, hetuesit mund të sigurojnë këtu 300 kg lëndë narkotike. Bastisje ka pasur edhe në Italianë Veriore. Operacioni, i kryer nga Guardia di Finanza e Ponte Chiasso dhe i koduar “Nobilitas”, është pjesë e hetimeve të hapura në vitin 2016, deleguar nga prokuroria e Komos. Të paraburgosurit përdorën masa të ndryshme parandaluese për të anashkaluar aktivitetet hetimore duke përdorur sistemet e komunikimit që konsideroheshin të sigurta. Ata ndërronin vazhdimisht telefonat e tyre celularë.

Gjithashtu ky grup kriminal, transaksioni e pagesave i bënte nëpërmjet monedhës virtuale, Bitcoin, duke përfituar edhe nga karakteristikat e anonimitetit dhe mungesës së gjurmshmërisë së saj për të rritur volumet e blerjes. Më herët ishin arrestuar edhe tre zviceranë, kurse në muajin dhjetor ishin kapur edhe dy shqiptarë në kalimin kufitar Ponte Chiasso. Ata gjithashtu i përkasin bandës

Artikulli paraprakPIRATONIN KANALET TELEVIZIVE, ARRESTOHEN TRE PERSONA
Artikulli tjetërNJË FIS SHQIPTARËSH NË PRANGA SI TRAFIKANTË DROGE