Drogë te Uji i Ftohtë,arrestohet nje shtetas,ne kerkim dy te tjere

Një operacion policor është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku policia ka mësyrë tek një vilë dykatëshe, për të cilën dyshohej se ishte bazë për grumbullimin dhe shitjen e kanabisit. Operacioni policor antidrogë i koduar ” Fillim Vjeshte” solli arrestimin në flagrancë të Dilaver Pecajt, një 41-vjeçari nga fshati Trevllazër, që ishte i dyshuari krysor si dhe nisjen e kërkimev e për dy persona të tjerë: F.P dhe A.M. Vila në të cilën ndërhyri policia rrezikon të sekuestrohet, pasi kjo pronës dyshihet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, prodhimi she shitja e lëndëve narkotike. Operacioni është zhvilluar në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në një banesë 2 katëshe, ku në një nga dhomat e kësaj banese është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, me një peshë totale rreth 211 kg e 700 gramë. Si rezultat i operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi: Dilaver Pecaj, 41 vjeç, banues në Trevllazër, Vlorë. Gjithashtu të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, kanë rezultuar edhe shtetasit F.P., 47 vjeç dhe A.M. 34 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policior. Njëkohësisht po vijojnë verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e banesës për të cilën dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.”

Artikulli paraprakMAKINA GODET PËR VDEKJE KËMBËSORIN,LARGOHET AUTORI
Artikulli tjetërRRËMBIM DHE PËRDHUNIM,KERKOHEN MBI 10 VITE BURG PER SHQIPTARIN