
Vllaznia do të luajë të hënën duelin e rradhës për kampionat me Elbasanin. Në prag të kësaj ndeshje, mesfushori i Vllaznisë, Cristian Dros, doli në konferencën e zakonshme për shtyp. Moldavi foli për eliminimin nga Kupa, për dëmtimin e tij, si edhe për faktin që me Elbasanin do të luftojnë vetëm për fitore.
Sfida Elbasani-Vllaznia do të luhet të hënën në orën 19:00.






