Rrjeti elektrik i amortizuar vazhdon të mbetet një ndër problematikat më të mëdha të banorëve në fshatin Postribë. Një situatë e tillë vijon prej më shumë se 25 vitesh. Banorët thonë se ndihen shumë të rrezikuar.

Shtyllat elektrike janë të improvizuara me drunj të hollë, dhe mund të rrëzohen në tokë si pasojë e erërave të forta gjatë stinës së dimrit.

Banorët thonë se pavarësisht rrezikut që ju kanoset, nuk është marrë asnjë masë për riparimin e rrjetit elektrik.

Ndërkohë më problematike situata paraqitet për banorin e fshatit Postribë, Hasan Lisaj. Transformatori i vendosur pranë banesës së tij vë në rrezik jetën e familjarëve të tij.

Ndaj kërkon që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për ta larguar nga oborri I shtëpisë.
Fshati Postribë prej vitesh vijon të lihet në harresë . Kërkesat e banorëve kanë qënë të shumta , po deri më tani nuk është kryer asnjë investim në këtë zonë.

Artikulli paraprakSHKODËR, REPARTI ZJARRËFIKËS ME MJETE TË AMORTIZUARA
Artikulli tjetërPUKË, MAMOGRAFI LËVIZËSE NË ZONAT E THELLA MALORE