Drutë e zjarrit, rritet çmimi për shkak të moratoriumit

Moratoriumi i pyjeve ka ndikuar në rritjen e çmimit të druve që përdoren për ngrohje. Kështu është shprehur drejtori i Agjensisë Pyjore pranë bashkisë Elbasan Fatmir Vedollari. Më problematike sipas bashkisë mbeten zonat e thella të Elbasanit dhe Librazhdit megjithatë për to është siguruar lënda drusore për çerdhet dhe kopshtet. Fatmir Vedollari: “Rritjen e çmimit në treg ne e dimë, dhe jemi të shqetësuar si bashki sepse kemi mungesë të lëndës drusore për këto muaj në mënyrë abuzive, dhe duke parë efektet e ekonomisë së tregut, firmat që kanë pasur sasi të depozituar i kanë rritur çmimet që variojnë deri në 50 mijë lek” Këkresë për paisje me dru zjarri për ngrohje kanë bërë pranë bashkisë edhe qytetarët. Fatmir Vedollari: Bashkia do ngrejë vetë firma prodhuese ose do kontaktojë me subjekte të liçensuara që të bëjnë prodhimin e drusë por duke kontaktuar me do kemi çmime të kontrolluara. Me drutë do merret bashkia vitin tjetër që të ketë çmime të kënaqshme” Moratoriumi i pyjeve por edhe kalimi i menaxhimit të pyjeve në varësi të njësive vendore kanë krijuar një ngërç në vend përsa i përket pasijes me dru për ngrohje.

Artikulli paraprakGJERMANIA DO TË KTHEJË 100 MIJË AZILKËRKUES NË VENDET E ORIGJINËS
Artikulli tjetërLLOGARITARI I AUSCHWITZ,GJYKATA RRËZON ANKIMIMIN E 95-VJEÇARIT