Në ditën botërore të diabetit, drejtoria e shëndetit publik në Shkodër organizoi një aktivitet sensibilizues për të ndërgjegjësuar dhe informuar qytetarët për këtë sëmundje.

Diabeti në vendet në zhvillim por edhe në Shqipëri ka një tendencë në rritje tek qytetarët ndaj ndërgjegjësimi dhe kujdesi duhet që të jetë shumë më i madh thotë mjekja endokrinologe Teuta Rrjolli. Të prekurit nga diabeti edhe në qytetin e Shkodrës në bazë të statistikave të çdo viti njohin një rritje të konsiderueshme duke qenë një tregues i qartë se kontrollet duhet të jenë më të shpejta për ta luftuar këtë sëmundje.

Artikulli paraprakPARALAJMËRIMI, BLLOKOHET AKSI DARRAGJAT – SHIRQ
Artikulli tjetërMBYLLET EDICIONI I 15-TE I ÇMIMIT “PJETER GACI”