Shkodra bëhet gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të verës. Më 7 dhe 8 gusht, DUA FEST rikthen atmosferën festive me dy net të mbushura me muzikë, energji dhe emocion, ku do të ngjiten në skenë disa prej artistëve më të njohur të muzikës shqiptare.
Organizatorët kanë hyrë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe bëjnë të ditur se gjithçka është gati për një festival që pritet të mbledhë mijëra spektatorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni. Ata premtojnë një produksion të nivelit të lartë, performanca të veçanta dhe një atmosferë që do ta kthejë Shkodrën në qendrën e argëtimit gjatë këtyre dy netëve.

Në sfondin mahnitës të Kalasë së Rozafës dhe buzë dy lumenjve Drin e Bunë, DUA FEST premton t’u dhurojë të pranishmëve një përvojë unike, ku muzika, natyra dhe historia e Shkodrës bashkohen në një spektakël të paharrueshëm.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKARDINALI ERNEST TROSHANI KREMTON MESHËN E SHENJTË NË SHKODËR
Artikulli tjetër“I BUZËQESHIM VERËS”, FËMIJËT MBYLLIN KAMPIN VEROR ME FESTË