Zyra për Kosovën në Qeverisë së Serbisë, e drejtuar nga Petar Petkovicc, ka deklaruar se sot, një grup shqiptarësh kanë shkaktuar provokime duke valëvitur flamujt e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës terroriste nëpër vendbanimin e përzier serb Vrbovac, në komunën e Vitisë.

“Ky incident me motive etnike ka ndodhur në ditën kur Albin Kurti tentoi të kryejë lëvizjet e tij të paligjshme dhe të njëanshme me të cilat sulmoi drejtpërdrejt serbët në Kosovë.

Fatkeqësisht po ndodh ajo për të cilën Zyra për Kosovën paralajmëron çdo ditë, përkatësisht se lëvizjet dhe retorika e njëanshme antiserbe e Kurtit gjenerojnë drejtpërdrejt sulme ndaj serbëve që jetojnë në jug të Ibrit.

Qëllimi i incidentit të sotëm në Vërbovc është t’i frikësojë dhe t’i shqetësojë serbët në këtë mjedis të përzier, por paraqet edhe kërcënim të rrezikshëm për jetët e mbetura.

Derisa serbëve në Kosovë u ndalohet të veshin bluza me mesazhin “Jo dorëzim”, shqiptarët në krahinë po vrapojnë me flamujt e UÇK-së terroriste dhe askush nuk po sanksionohet për këtë”, thuhet në deklaratë.

Artikulli paraprakTENSIONET MBI RECIPROCITETIN, REAGON POLICIA E KOSOVËS: JANË HEQUR TË GJITHA BARRIKADAT NË VERI
Artikulli tjetërÇFARË PARALAJMËRON BLINKEN? SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: NE DO T’I PËRDORIM ARMËT BËRTHAMORE VETËM NËSE…