Në kuadër të nismës “Duar që ndihmojnë”, e cila ka shtrirë aktivitetin në të gjithë shkollat në të gjithë vendit për të ndihmuar sado pak të përmbyturit në jug të Shqipërisë, edhe Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër ka shtrirë nismën në Shkodër.
Për vetëm tre ditë, të gjithë nxënësit e shkollave në Shkodër janë sensibilizuar, duke mbledhur një numër të madh të pakove ushqimore, veshje, libra dhe jo vetëm për fëmijët e përmbytur. E gjithë mbledhja e materialit është bërë në shkollën 9- vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, nga ku aty ka filluar edhe sensibilizimi i parë në Shkodër.
Ky aksion i hapur në të gjithë shkollat e Shqipërisë ka synim sensibilizimin e fëmijëve për grupmoshat e tyre të përmbytura. “Duar që ndihmojnë” synon sadopak përmirësimin e gjendjes që kanë lënë përmbytjet.