18-vjeçarja Kejsi Simoni nga Shkodra merret së bashku me nënën dhe motrën e saj me punime artizanale si çanta me rruaza, punime me grep dhe byzylykë dore.
Kejsi tregon se procesi i punimit të një çante është mjaft i vështirë dhe kërkon përqendrim të vazhdueshëm, por pavarësisht kësaj, për të është një pasion që e bën me dëshirë.
Ajo shprehet se çmimi i një çante varion rreth 20–25 mijë lekë, në varësi të modelit dhe punimit.
Sipas saj, kërkesa po rritet gradualisht, sidomos për punimet unike që nuk gjenden lehtë në treg.
Kejsi dhe familja e saj shpresojnë që ky aktivitet të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen, duke e kthyer pasionin e tyre në një biznes të qëndrueshëm.






