Mbrëmja e 15 tetorit mirëpriti në skenën e Teatrit “Migjeni” premierën e komedisë “Lufta dhe Paqja… Pa Pilaf”, e cila u duartokitë nga publiku shkodranë.

Ky i fundit kishte mbushur sallën, për të ndjekur emrat e mëdhenj të estradës. Aktorët e traditës shprehen tejet të emocionuar për suksesin e shfaqjes, përderisa pjesë e saj u bën edhe emra të rinj, të cilët shkëlqyen në skenë.

Për regjisorin e shfaqjes, loja e aktorëve të rinj ishte e jashtëzakonshme, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe.

Kjo komedi ka në bazë një burrë që dhunohet nga e shoqja, duke përcjellë mesazhe të shumta kundër dhunës përmes sarkazmës dhe satirës.

Për minuta të tëra publiku shkodranë pati mundësinë të argëtohej me ndërthurjen e profesionistëve me aktorët e rinj.

 

Artikulli paraprakNIS FURNIZIMI ME ILAÇE NË SPITALIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërAKSIDENT NË RRUGËN PRANË NËN/STACIONIT ELEKTRIK DRAÇIN, PËRPLASEN 2 AUTOMJETE