Një nga lagjet më problematike përsa i përket infrastrukturës në Shkodër është ajo “Dudas”. Prej vitesh kjo zonë vuan mungesën e vëmendjes së ndërhyrjes. Duke filluar nga rruga “Drishtej” në këtë zonë e deri në rrugët “Udhakryq” dhe “Nuri Dervishi”, situata nuk është aspak e mirë.

Banorët janë të detyruar të lëvizin mes pellgjeve me ujë dhe baltës përgjatë sezonit të shirave. Kjo zonë ka nevojë emergjente për sistemimin dhe asfaltimin definitive, në mënyrë që problemi i kaq shumë viteve banorëve të përfundoj.

Në të tre këto rrugë, vetëm rruga “Drishtej” është parashikuar që me fondet e Bashkisë Shkodër të ndërhyhet përgjatë vitit 2018, megjithatë mbetet për t’u parë nëse parashikimet do të shkojnë sipas planit. Përsa i përket rrugëve të tjera në këtë zonë, nuk ka detaje nëse pritet të ketë përmirësim të situatës. Përgjatë vitit 2018, Bashkia Shkodër pritet të ndërhyjë në disa zonë tejet problematike në rrugica të ndryshme të qytetit.

Parashikohet që rrugët “Luguçezme”, “Vllaznimi”, “Hidrovori” e më gjerë të përfundojnë, duke zgjidhur kështu një problematikë jo të vogël për banorët e qytetit të Shkodrës.

Artikulli paraprakNË SPITALIN E SHKODRËS VIJOJNË INVESTIMET
Artikulli tjetër“XHABIJE”, PROBLEMATIKA VAZHDON…