GJOBITET KËSHILLI, POR PIRJA E DUHANIT NË SHKODËR VAZHDON. Pritja e duhanit nga këshilltaret e bashkisë se Shkodrës gjate mbledhjeve te zhvilluara ne sallen saj I kane kushtuar rende  bashkisë se Shkodrës.

Task Forca e ngritur kundër pirjes se duhanit, ka gjobitur me 300 mije lek. Nje fakt I tille pohohet nga drejtoria e shendetetit publik, te cilët sqarojnë se këto masa do te vijojnë për institucionet publike dhe private. Sipas te dhënave nga kjo task force behet me dije se ne verifikim është edhe spitali rajonal I shkodres dhe poliklinika e qytetit pasi edhe atje ka sinjalizime për konsum te duhanit. Por ligji anti-duhan ndryshe nga ditët e para të hyrjes në fuqi, duket se këto muaj ka nisur të mos ketë forcën e plotë. Në disa subjekte është rikthyer konsumi i duhanit.

Keto pamje  tregojne qarte se ne disa lokale te qytetit te Shkodrës, pa iu dridhur aspak qerpiku, konsumatoret vijojnë te pijne duhan pa u shqetësuar nga askush. Nje situate e cila është po aq e ndëshkueshme sa edhe vete pirja e duhanit nga këshilltaret e bashkisë se Shkodres, por duket se kjo task force e ka me te vështire përballjen me privation se sa me institucionet shtetërore, por duke harruar se demi ndaj biznesit privat përfshire këtu preferencat është akoma me I demshem per biznesin.  Nga viti i ardhshëm, kur parashikohet ristrukturimi i këtij inspektoriati, kontrollet në biznese dhe institucione publike do të jenë më të forta dhe gjobat do marrin formën e prerë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/yNvSPiNLheY?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA SHYQYRI SELHANI
Artikulli tjetër“PIERRE CARDIN HOME” NË SHKODËR