Sensibilizimi dhe leksionet e hapura në shkollat e qytetit të Shkodrës kundër pirjes së duhanit janë disa prej aktiviteteve të zhvilluar nga zyra e promocionit në drejtorinë rajonale të shëndetit publik.

Jozefina Delia shprehet se këto leksione janë zhvilluar në kuadër të ditës botërore kundër duhanit. Duhanpirja shprehet Delia është një prej shkaqeve kryesore të rritjes të sëmundshmërisë tek njerëzit duke përfshirë edhe qarkun e Shkodrës. Në vijimësi aktivitetet dhe ndërgjegjësimi kundër pirjes së duhanit do vijojë gjatë gjithë vitit në mënyrë që numri i përdoruesve të duhanit të jetë sa më i paktë.