Tregtarët e duhanit në lagjen Rus në Shkodër kanë përzënë inspektorët e tatimeve dhe të krimit ekonomik të drejtorisë vendore të policisë së Shkodrës pas një aksioni blic për sekuestrimin e sasisë së duhanit.

Në një moment shefi i krimit ekonomik në policinë e Shkodrës Pjerin lazri ka nxjerrë pistoletën për të kërcënuar dhe frikësuar tregtarët. Tregtarët kanë arritur që të depërtojnë tek mjeti i doganave duke marrë një pjesë të sasisë së duhanit të sekuestruar. Në shenjë revolte shefi i krimit ekonomik pasi ka nxjerrë pistoletën është gjuajtur me sende të ndryshme nga turma. Tregtarët e duhanit vijnë nga zona të ndryshme, kryesisht nga fshatrat e njësisë Guri Zi dhe Postribë për të shitur duhanin që e kultivojnë vetë dhe më pas e bëjnë gati për treg. Kjo mënyrë sipas doganeve dhe tatimorëve cilësohet si kontrabandë ndaj edhe herë pas here janë zhvilluar aksione për sekustrimin. Tregtarët nuk janë dakord për këto aksione sepse sipas tyre me shitjen e duhanit mbajnë familjet ndërsa nuk ka as tregje por as grumbullime. Dy prej tregtarëve të duhanit janë shoqëruar në komisariatin e Shkodrës për ngjarjen e ndodhur ndërsa ende askush nuk jep një zgjidhje për fatin e këtyre tregtarëve që nuk kërkojnë më shumë veçse të sigurojnë bukën e gojës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUDHËRRËFYESI TURISTIK PROFESIONIST
Artikulli tjetërTOKAT E PËRMBYTURA, PËRMIRËSOHET SITUATA