Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, paraditen e së martës ka qenë në Shkodër për të inspektuar punimet që po bëhen në stadiumin “Loro Boriçi”.

I shoqëruar nga drejtori sportiv i klubit “Vllaznia”, Armir Grima, ai ka parë gjithçka po bëhet në këtë impiant sportive. Në një komunikim me mediat, kreu i FSHF-së ka bërë të ditur edhe njëherë tjetër se është i kënaqur që ky investim bëhet në këtë qytet dhe, po ashtu, ka theksuar se me Bashkinë e Shkodrës nuk ka asnjë mosmarrëveshje sa i takon çështjes së kontratës të stadiumit Pas vizitës në stadium, presidenti Duka mësohet të ketë zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati, për të sqaruar çdo gjë sa i takon problemit të stadiumit. E rëndësishme tashmë për të gjitha palët është që ky impiant sportiv të përfundojë sa më parë, si në të mirë të Vllaznisë, ashtu edhe të kombëtares shqiptare