PRESIDENTI I FSHF ZBULON DISA DETAJE PËR “STAR PLUS TV” PËR STADIUMIN E RI. Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka thotë se stadium “Loro Boriçi” pas rikonstruksionit do të ketë një impiant modern i cili do t’i shërbejë jo vetëm Shkodrës por të gjithë Shqipërisë.

Në prononcimin e tij për “Star Plus” presidenti i FSHF bën të ditura edhe disa detaje të projektit të stadiumit të ri. Kreu i FSHF tha se pavarësisht se është vonë objektivi është për të arritur që ndeshja e 10 tetorit Shqipëri-Serbi të luhet në stadiumin e ri të Shkodrës. Presidenti i FSHF Armando Duka mori pjesë gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në stadiumin “Loro Boriçi” që përkoi me nisjen e punimeve.