NDALOHET KRYEPLAKU I FSHATIT NICAJ PËR MOSKALLËZIM
12.410 rrënjë kanabis të mbjella në 34 parcela janë asgjësuar ditën e djeshme në aksionin antidrogë në Dukagjin.

 
Më konkretisht:
 në fshatin Pylaj, Komuna Shosh, janë identifikuara dhe asgjesuar 6122 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;
 në fshatin Pepaj, Komuna Shosh, janë identifikuara dhe asgjesuar 230 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;
 në fshatin Plan, Komuna Pult, janë identifikuara dhe asgjesuar 5925 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;
 në fshatin Nicaj, Komuna Shalë, janë identifikuara dhe asgjesuar 133 rrënjë bimë të dyshuara cannabis sativa;”- sqarohet nga policia.

“Ndërkohë nga oficerët e policisë gjyqësore, të cilët kryen veprimet hetimore në vendet e ngjarjeve, pas përfundimit të hetimeve paraprake, konkluduan me ndalimin me iniciativë të shtetasit Marash Martini, 64 vjeç, kryeplak i fshatit Nicaj, Komuna Shalë, për konsumim të elementëve të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”, të parashikuara nga nenet 248 e 300 të Kodit Penal, pasi nuk ka bashkëpunuar dhe informuar me strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë të dyshuara cannabis sativa në territoret e këtij fshati”- sqarohet nga policia.

Gjatë ditës së sotme, strukturat e Policisë së Qarkut Shkodër, me mbështetjen e forcave të FNSH-së dhe grupeve speciale RENEA, që në orët e para të mëngjesit kanë shtrirë kontrollin në disa zona të thella të Komunës Pult, Shalë dhe në një zonë të Komunës Shkrel.  janë angazhuara më shërbim 4 grupe kontrolli, në përmbërje të të cilëve janë 75 punonjës policie të forcave operacionale. Transporti i këtyre forcave për në vendet, ku do të kontrollohen, është bërë me 7 automjete.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/mgDaidXvYqA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]