
Prej 6 muajsh banorët në fshatin Gimaj të njësisë Shalë në Dukagjin pretendojnë se janë pa energji elektrike për shkak të dëmeve në shtyllat elektrike. Në redaksinë e Star Plus ka mbërritur një denoncim i vetë banorëve të cilët tregojnë se si mbi 50 familje atje janë pa energji elektrike dhe po ashtu për shkak të amortizimit rrezikojnë jetën.
Edhe kabina elektrike në fshatin Gimaj është dëmtuar dhe ndodhet tërësisht e amortizuar gjë të cilën e dënoncojnë banorët duke treguar situatën.
Banorët janë të gatshëm që ta vendosin vetë kabllin elektrik dhe kërkojnë vetëm që shteti t’u mundësojë dërgimin e 2 mijë metrave kabull në fshatin Gimaj.
Banorët në fshatin Gimaj duke qenë se jemi edhe në prag të festave të fundviti kërkojnë që sa më shpejt të jetë e mundur të riparohet linja elektrike në mënyrë që mos t’i kalojnë në errësirë festat.






